Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se në seancën e parë të punës së Kuvendit të Kosovës do të kërkojnë që të miratohet edhe një rezolutë për procesin në Gjykatë Speciale.
Në një konferencë për media ajo dhe Përparim Gruda kanë prezantuar rezolutën që kanë thënë se është hartuar nga ekspertë të pavarur. Kjo deklaratë u dha pak para seancës konstituive të Kuvendit dhe gjatë ditës kur në Hagë u dha fjala e mbrojtjes së Hashim Thaçit, që po akuzohet për krime lufte.
Gruda ka bërë të ditur se kjo rezolutë kërkon që procesi në Hagë “të kthehet në binarë të standardeve evropiane për gjykim të drejtë dhe të paanshëm”. Ai ka thënë se ajo po ashtu kërkon që edhe Avokati i Popullit të luajë rolin e vet.
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare, konstituohet Kuvendi
-
Deputetëve u dhurohen brosha me figurat e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë
-
PDK-ja e Aleanca mbrojnë ndryshimet e Ligjit për Specialen, LVV-ja shpreh rezerva
-
Çitaku për reagimin e ndërkombëtarëve lidhur me Ligjin e Speciales: Normale të kemi mospajtime
-
Gruda: Do ta gjejmë rrugën për ta detyruar Specialen ta zbatojë ligjin e Kosovës
-
PDK: Ndryshimet e Ligjit për Specialen nuk shkelin detyrimet ndërkombëtare