Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda përmes një konferenceje për media me deputetin tjetër të PDK-së Arian Tahiri, ka njoftuar se përveç për konstituimin e Kuvendit, ky subjekt politik do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese edhe për zgjedhjen e sotme të Qeverisë.
Lëvizja Vetëvendosje sot e ka votuar në Kuvendin e Kosovës, Qeverinë Kurti 4.
“Procedimet e sotme dhe konstatimet e tyre se Kuvendi është konstituuar janë përtej afatave kushtetuese dhe gjithçka që del nga ky Kuvend, ne do ta dërgojmë për shqyrtim të ligjshmërisë në Gjykatën Kushtetuese. Kosova duhet të funksionojë sipas rendit kushtetues dhe jo sipas një rendi që tenton ta krijojë Kurti për interesat e tij politike. Ekspertët e PDK-së tashmë janë duke punuar në përgatitjen e rastit, i cili do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për procesin në tërësi”, ka thënë ai.
Zgjidhet Qeveria Kurti 4
(Lajm i përditësuar)- Me 62 vota për dhe tetë kundër është votuar Qeveria Kurti 4 në...-
Gruda: Kuvendi s’mund të konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e PDK-së
-
Gruda: S’mund të mos kemi Kuvend më 16 shtator, VV-ja po bllokon me qëllim
-
Gruda për pjesëmarrjen në seancën konstituive: Po e bëjmë këtë lëshim shkaku i 16 shtatorit
-
Gruda: Kushtetuta nuk është statut i Vetëvendosjes
-
PDK-ja me kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ministrave në detyrë