Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, përmes një konferenceje për media ka njoftuar se përveç për konstituimin e Kuvendit, ky subjekt politik do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese edhe për zgjedhjen e sotme të Qeverisë.
Lëvizja Vetëvendosje sot e ka votuar në Kuvendin e Kosovës, Qeverinë Kurti 4.