Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar edhe të enjten aksionin e tyre duke bllokuar hyrjen e Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj mos-thirrjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
Aksionit të PDK-së këtë të enjte i janë bashkuar edhe deputetë të Aleancës, si dhe asamblistë të PDK-së nga Komuna e Vushtrrisë.
PDK-ja prej disa ditësh po zhvillon aksione para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar që të thirret vazhdimi i seancës konstituive dhe të zhbllokohet procesi i konstituimit të Kuvendit.
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar vazhdimisht nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, që të thërrasë vazhdimin e seancës, ndërsa ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bllokim të institucioneve.
Ndërkohë, edhe Aleanca ka kundërshtuar zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe ka kërkuar kthimin e vendit në funksionalitet institucional.
-
PDK: Problemi s’është presidenti, por dëshira për të kontrolluar çdo institucion
-
PDK-ja ia bllokon Lladrovcit nismën për t’i dhënë për 99 vjet pronat komunale
-
KQZ-ja me përbërje të vjetër, edhe pas skadimit të afatit për emërimin e anëtarëve të rinj
-
Ramadani: Largimi i prezencës nga Ibri bëhet me argumente, jo me ministra që marrin rolin e molerit
-
Prokurori Kodraliu: Shtatë raste të spiunazhit të lidhura me BIA-n serbe