Për të katërtën javë radhazi, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës kanë vazhduar aksionin para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen e ndërtesës dhe duke kërkuar thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit.
Këtij aksioni të premten i janë bashkuar edhe aktivistë e asamblistë të PDK-së nga Prizreni e Suhareka, raporton EO.
Partia tjetër opozitare, LDK, ka refuzuar t’u bashkohet PDK-së e Aleancës në protestë. Kanë refuzuar edhe gjashtë deputetët e LDK-së që kanë dalë kundër marrëveshjes që partia ka arritur me LVV-në për presidentin.
Që prej ndërprerjes së seancës konstituive më 8 gusht, kryesuesi i saj, Avni Dehari – deputet i Vetëvendosjes, nuk e ka thirrur vazhdimin e seancës brenda afatit prej 48 orësh, siç përcakton Rregullorja e Kuvendit.