Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se është duke u pastruar hapësira rreth Stadiumit “Fadil Vokrri”.
Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kjo deponi te stadiumi është pastruar disa herë.
“Edhe sonte ekipet kujdestare të Pastrimit me ndihmë të kompanive tjera po e pastrojnë edhe pse është brenda një prone private”, ka shkruar ai.
Ai ka paralajmëruar se pas ndeshjes me Anglinë, komuna do t’i vendosin kamerat për ta parandaluar hedhjen e mbetjeve ndërtimore.
“Pas lojës me Anglinë do ti vendosim edhe kamerat në këtë pjesë për të parandaluar në të ardhmen hedhjen e mbetjeve ndërtimore. Tash veç edhe fitorja sonte dhe loja vendimtare të dielën do ta bëj Prishtinën qendër të tifozerisë e atdhedashurisë”, ka shkruar ai.
KTV para disa ditëve ka raportuar për hedhjen e mbeturinave afër stadiumit Fadil Vokrri.
-
Për mbeturina te stadiumi kritikohet Komuna e Prishtinës, Ministria e Mjedisit kërkon bashkëpunim
-
Agim Ademi viziton stadiumin “Fadil Vokrri”, paralajmëron punë të tjera në fushë
-
FFK-ja vlerëson se fusha e “Fadil Vokrrit” është gati për ndeshje
-
Fillojnë punimet për rinovimin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”
-
Shumë paqartësi rreth rinovimit të fushës në “Fadil Vokrri”, MKRS-ja hesht