Opinioni serb ka mbetur pa një informacion konkret mbi rezultatin e bisedimeve dyorëshe midis presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryesuesit të Kryesisë treanëtarshe të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, me Këshillin e Shenjtë të Kryepeshkopatës së Kishës Ortodokse Serbe, që u mbajt me kërkesën e Patrikut serb Irinej, në Beograd, raportojë mediat serbe, transmeton Koha.net.
Mewgjithatë ata kanë vlerësuar se takimi ishte "frytdhënës" dhe "i dobishëm". Patriarku ka deklaruar se janë informuar për dëshirat e kishës dhe dashurinë ndaj Kosovës, porse "mbrojtja e Kosovës varet nga situata në botë".
"Kemi konstatuar se gjendja në Kosovë është shumë e rëndë dhe duke pasur para sysh rrethanat në të cilat ndodhemi, është fare e pasigurt si do të mbyllet kjo çështje dhe si do të gjendet zgjidhja për Kosovën e Metohinë", citohet të ketë deklaruar Irinej, duke prezantuar qëndrimet e Këshillit të Peshkopatës.
"Dëshira jonë e lidhur për Kosovën e Metohinë është dashuria ndaj Kosovës, por fatkeqësisht është si puna e asaj vajzës , të cilës i thotë prindi "Dëshiroj që të martohesh për djalin e mbretit, por të tjerë po sillen rreth shtëpisë", është shprehur figurativshit patriku serb.
Ai ka thënë se do të luftojë dhe se nuk do të lëshoj pe për "mbrojtjen e Kosovës".
"Sa do t'ia dalim, të shpresojmë në Zotin, në historinë tonë dhe ndihmën e miqve tanë se diçka do të bëjmë, e sa, mbetet të shihet, varësisht gjithnjë nga situata në botë dhe nga ata që na mbështesin neve dhe ata që i mbështesin ata nga pala tjetër", ka shtuar Irinej, transmeton Koha.net.
-
Vuçiqi takohet me Putinin në Pekin, diskutojnë edhe për Kosovën
-
Porfirije-Putinit: Pa mbështetjen tuaj nuk e di se çfarë do të ndodhte me Kosovën
-
Vuçiqi e Dodiku flasin për “të ardhmen e Serbisë dhe Republikës Serbe”
-
Vuçiq: Dialogu dhe respektimi i marrëveshjeve, e vetmja zgjidhje për çështjen e Kosovës
-
Vuçiq me Dodikun: Do të organizohet një takim i të gjitha “autoriteteve shtetërore” të Serbisë dhe RS-së