Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuԭiq ka zhvilluar të martën takim në Beograd me presidentin e entitetit serb të Bosnjë-Hercegovinës, Republika Serbe, Milorad Dodik.
Siç ka bërë të ditur Vuçiqi, në këtë takim është diskutuar për çështjet kyç për popullin serb dhe “për të ardhmen e Serbisë dhe Republikës Serbe”.
"Ruajtja e paqes dhe stabilitetit dhe vazhdimi dhe forcimi i rritjes ekonomike dhe mbrojtja e interesave kombëtare të Serbisë dhe Republikës Serbe është qëllimi ynë i përbashkët”, ka shkruar Vuçiqi në një postim në Instagram.
Ai ka shtuar se gjatë takimit kanë diskutuar edhe për festën e Sretenjës që mbahet më 15 shkurt.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiqi takohet me Dodikun në Banjallukë
-
Në mes të “turit të shefit të CIA-s në Ballkan”, Vuçiqi takon Dodikun
-
Zyrtarët e Republikës Sërpska në Serbi për Këshillin Gjithëkombëtar Serb
-
Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë
-
Vuçiq: Vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet e hapura me Kosovën