Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, ka uruar kryeministrin Albin Kurti për detyrën e re, duke i përmendur diasporën kosovare që jeton në Zvicër.
Përmes një letre, Parmelin ka shkruar se dy vendet janë të lidhura ngushtë në aspektin njerëzor dhe kulturor, falë diasporës kosovare.
“Stabiliteti dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor janë në interesin tonë të përbashkët. Prandaj, vendi im ka qenë i angazhuar për shumë vite në një gamë të gjerë të programeve të bashkëpunimit për zhvillim dhe mbështetjes së paqes. Unë pres që të vazhdoj këtë bashkëpunim të frytshëm me Kosovën”, thuhet në letër.
Ai ka thënë se Zvicra dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie të mira dhe miqësore, duke u bazuar në besimin e ndërsjellë.
-
Merz uron Kurtin: Kapërceni dallimet partiake për të zgjidhur çështjet institucionale
-
Gjermania e Franca i bëjnë thirrje Kurtit për përparim në dialogun me Serbinë
-
Merzi dhe Macroni i bëjnë thirrje Kurtit për përparim në dialogun me Serbinë
-
Kurti e Nussbaumer flasin për bashkëpunimin mes Zvicrës dhe Kosovës
-
Kurti takohet me politikanët shqiptarë në Zvicër