Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paraqiten disa raste me COVID-19 në dy institucione parashkollore në Prishtinë

Përveç në shkolla, raste të reja me Covid-19 janë shtuar edhe në institucione parashkollore.

Në çerdhen “Fatosat”, në Prishtinë, pozitivë kanë dalë dy fëmijë të moshave 4-5 vjeç. Për këtë arsye është marrë vendim që fëmijët e këtyre klasave të vazhdojnë aktivitetet nga shtëpia, ndërkaq institucioni nuk do të mbyllet nëse nuk paraqiten më shumë raste, raporton KOHA.

Drejtoresha Vlora Maliqi-Abdullahu ka thënë se menjëherë pasi janë njoftuar për rastet është bërë dezinfektimi i objektit dhe janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

“I kemi 2 raste të fëmijëve me Covid ndërsa stafi dje jemi testuar dhe presim rezultatet ti marrim sot. Çdo ditë jemi në kontakt me IKSHPK-në dhe po i përfillim rekomandimet e institucioneve profesionale në lidhje me virusin”, ka thënë ajo.

Edhe në institucionin “Buzëqeshja” dy edukatore dhe një fëmijë janë prekur me Covid-19. Drejtoresha Albanë Rexha ka bërë të ditur se është testuar i gjithë stafi bashkë me fëmijët dhe po i presin rezultatet. Nëse nuk paraqiten më shumë raste, institucioni do ta vazhdojë punën.

Edhe Pavarësisht rasteve me COVID-19 te fëmijët, MASHTI i lë të hapura çerdhet Arbëri Pavarësisht rasteve me COVID-19 te fëmijët, MASHTI i lë të hapura çerdhet

“Fillimisht pozitiv ka dalë një mësuese dhe mandej janë testuar 20 fëmijë të të njëjtit grup mandej rekomandimi i IKSHPK-së është te mbeten në izolim për dy javë edhe mësuesja edhe fëmijët. I kemi online dy grupe të fëmijëve sepse sot është testuar edhe një grup i fëmijëve dhe dy grupe i kemi online ku paraprakisht ka dalë edhe një mësuese pozitiv e të njëjtit grup dhe dy grupe i kemi online”, ka thënë Rexha.

Një ditë më parë raste pozitive me Covid janë shënuar në një numër të madh të shkollave në Prishtinë.