Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se nuk do të ketë tolerancë për shkeljet e normave ndërtimore në këtë qytet, shkruan sot “Koha Ditore”.
Teksa ka raportuar për intervenimet e fundit të Inspektoratit në Qendrën Historike dhe zonën urbane të Prizrenit, ai ka shprehur qëndrimin se praktika e mosrespektimit të lejeve ndërtimore duhet t’i takojë së kaluarës.
Në të njëjtën kohë ka paralajmëruar gjobitjen e investitorëve dhe rrënimin e tejkalimeve.
Kryetari Haskuka përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se gjatë javës së shkuar për shkak të tejkalimit të lejeve, “Drejtoria e Inspektoratit ka ndërprerë punimet në 3 lokacione ndërtimi në Zonën Historike të qytetit dhe 1 tejkalim në zonën urbane”.
“Mosrespektimi i lejeve ndërtimore duhet t'i takojë kohës së kaluar. Në të ardhmen të gjitha objektet me tejkalime do të rrënohen, ndërsa personat përgjegjës do të dënohen, duke marrë përsipër shpenzimet e rrënimit”, ka shkruar Haskuka... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Paralajmërohet rrënimi i pjesës pa leje të një qendre tregtare në Prizren
-
Në Prizren rrënohen objektet që rrezikojnë të shemben
-
Haskuka denoncon 34 raste të shkeljeve me lejet ndërtimore
-
Inspektorati në Prizren ndalon në dy raste zgjerim objektesh pa leje
-
Në Prizren ndalohen punimet në tri ndërtime pa leje