Komuna e Prizrenit sot ka filluar me rrënimin e disa objekteve të vjetra që janë të amortizuara dhe paraqesin rrezik nga shembja.
Kështu ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka.
“Konstatimi për rrënimin e këtyre objekteve është bërë pas vlerësimit të komisionit të formuar nga Drejtoria e Emergjencave dhe me urdhër të Drejtorisë së Inspektoriatit ka filluar procesi i rrënimit. Këta objekte që nuk kanë vlera të trashëgimisë kulturore, gjenden kryesisht përskaj rrugëve dhe deri më tani kanë pasur rrezikshmëri të lartë nga shembja”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm
-
Kontestohen arsyetimet për rrënimin e shtëpive të vjetra në Prizren
-
Rrënohen shtëpi të vjetra në Prizren, shpërfillen organet e trashëgimisë
-
EC Ma Ndryshe thotë se Komuna rrënoi objekte të vjetra pa pëlqim të institucioneve të trashëgimisë kulturore
-
Paralajmërohet rrënimi i ndërtimeve me tejkalime në Prizren
-
Ferizaj rrënon një objekt të vjetër që rrezikonte sigurinë e qytetarëve