Komuna e Ferizajt sot ka rrënuar një objekt të vjetër, pasi një komision i Drejtorisë së Gjeodezisë e Kadastrit, vlerësoi se paraqiste rrezik për sigurinë e qytetarëve.
“Për më tepër, ky objekt kishte qenë cak i zjarreve të shpeshta kohët e fundit nga persona ende të panjohur”, ka njoftuar Komuna e Ferizajt.
Në vendin e ngjarjes doli edhe kryetari i Komunës Muharrem Svarqa, i cili tha se objekti dhe hapësira e këtushme prej afro 5 arësh, janë pronë e Komunës, e cila sot po lirohet. Svarqa bëri të ditur se kjo hapësirë planifikohet t’i jepet kompanisë “Ambienti” dhe do të shërbejë për parking.
Komuna e Ferizajt ka njoftuar se do të bëjë rrënime edhe të objekteve tjera të vjetra që paraqesin rrezik për sigurinë e qytetarëve.
-
Në Prizren rrënohen objektet që rrezikojnë të shemben
-
Komuna e Ferizajt shpërfill marrëveshjen me pensionistët
-
Komuna e Ferizajt: Do ta mbrojmë gjimnazin, shkaktarët e djegies të bëhen publikë
-
Ndërtimet pa leje, prokuroria inicion kallëzim penal ndaj një zyrtari të Komunës së Ferizajt
-
Rrënohet një objekt pa leje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj