Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të martën ka raportuar se në fillim të mandatit, Ekzekutivi lokal po e përmbush zotimin për ndaljen e ndërtimeve pa leje.
Ai ka bërë të ditur se ditë më parë, Drejtoria e Inspektorateve ka intervenuar në tri raste të reja të ndërtimeve pa leje. Me këtë rast ai ka theksuar qëndrimin se në Prizren nuk do të ketë më ndërtime pa leje, shkruan sot “Koha Ditore”.
Haskuka përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se në rastin e parë janë ndaluar punimet në rrugën “Ersan Mazek”, për shkak të intervenimit të paautorizuar nga kompania ndërtimore në hapësirën publike, gjegjësisht në zgjerimin e trotuarit.
Në rastin e dytë, sipas tij, është ndaluar një mbindërtim në banesat në lagjen “Ortakoll”, ku në marrëveshje me pronarin e banesës, ndërtesa po kthehet në gjendjen e mëhershme.
Kryetari i Prizrenit ka pohuar se rasti i tretë ka të bëjë me një zgjerim të objektit privat në hapësirën publike në rrugën “Edith Durham” dhe, sipas tij, ndërtesa ka filluar së ndërtuari gjatë fushatës zgjedhore, në mungesë të mbikëqyrjes nga qeveria e kaluar. Ai ka shtuar se në marrëveshje me Drejtorinë e Inspektoratit, pronari të hënën ka filluar me rrënimin e objektit, ndërsa hapësira publike duhet të kthehet në gjendjen e mëparshme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Ndërpriten punimet pa leje në objektin shumëkatësh në Prizren
-
Haskuka denoncon 34 raste të shkeljeve me lejet ndërtimore
-
Inspektorati në Prizren ndalon në dy raste zgjerim objektesh pa leje
-
Paralajmërohet rrënimi i ndërtimeve me tejkalime në Prizren
-
Aksion kundër ndërtimeve pa leje në veri të Mitrovicës, në shtatë vende ndalohen punimet