Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndërpriten punimet pa leje në objektin shumëkatësh në Prizren

Drejtoria e Inspektoratit të Prizrenit, ka ndalur punimet në objektin shumëkatësh në lagjen “Jeta e re”, në afërsi të binarëve të hekurudhës.

Me këtë rast kryetari i Komunës Mytaher Haskuka është zotuar se do të ketë zbatim të ligjit në tërë territorin e Komunës së Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

“Objekti në fjalë nuk ka asnjë leje ndërtimore, ndërsa kjo është hera e dytë që ndalohen punimet në këtë objekt”, thuhet në komunikatën e Zyrës së informimit të Komunës së Prizrenit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)