Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paralajmërohen ndryshime në çmimoren e “Prishtina Parkingut”

Kryeshefi i “Prishtina Parking”, Sokol Havolli, ka paralajmëruar se mund të ketë ndryshime në çmimore me draft-rregulloren e re, e cila është në diskutim publik e më pas pritet të votohet në Kuvendin Komunal. Sipas Havollit, lirim mund të kenë vetëm në Zonën 2 për banorët rezidentë.

Aktualisht për orë në këtë parking paguhet 50 centë, ndërsa mujorja është 7 euro. Në Zonën 1, parkingu për një muaj kushton 10 euro, ndërsa për Zonën 3 pesë euro.

Havolli ka thënë se me draft-rregulloren e re banorët rezidentë do të jenë prioritet. Ka shtuar se do të zgjatet edhe orari i punës. Parashihet që pas orës 16:00, në zonat rezidencale, parkingjet të jenë vetëm për banorët rezidentë.

“Në rregulloren ekzistuese e kemi bërë identifikim e një varg problemesh që i ka pasur ndërmarrja gjatë operimit, sidomos te banorët rezidentë. Ndërmarrja, sipas rregullores së vjetër dhe sipas çmimores ka të drejtë të operojë deri në ora 19:00, ndërsa banorëve rezidentë iu duhet ajo koha të shfrytëzojnë parkingjet pasi janë në banesat e tyre. Me draft-rregulloren e re, parashohim të zgjatet orari i punës, ndërsa kontrollet do të intensifikohen në zonat rezidenciale. Zonat rezidenciale të jenë të dizajnuara vetëm deri në ora 16:00 për vizitorët”, ka thënë Havolli në “038” të KTV-së.

Havolli ka thënë se muajt e fundit e kanë reduktuar edhe numrin e gjobave. Sipas tij, janë mesatarisht 130 gjoba në ditë që shpërndahen nga punëtorët e “Prishtina Parkingut”.

“Për pjesën e pagesave, jemi duke bërë analiza të brendshme se si mund të bëhet më lehtë. Me draft-rregulloren e ri, çmimi nuk shtrenjtohet askund. Jemi duke diskutuar që në zonë 2 të ketë lirim për banorët rezidentë. Kjo është pjesë e diskutimit që jemi duke e mbajtur”, ka shtuar ai.

Edhe 10 mijë euro të hyra ditore nga parkingjet në Prishtinë Arbëri 10 mijë euro të hyra ditore nga parkingjet në Prishtinë

Havolli ka theksuar se janë duke punuar të gjejnë zgjidhje edhe për vizitorët, por ka potencuar se prioritet mbesin banorët rezidentë.

Kryeshefi i “Prishtina Parkingut” ka thënë se nga Zona 2 gjenerojnë më shumë të ardhura.