Arbëri

Padi ndaj Bashës për punimin që fliste për lidhje të UÇK-së me trafikimin e drogës

Agim Pllashniku

Foto: Driton Paçarada

Ish-ushtari i UÇK-së, Agim Pllashniku, së bashku me përfaqësuesin e tij ligjor, avokatin Gent Gjini, ka dorëzuar të premten padi ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, për punimin që fliste për lidhje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me trafikimin e drogës, e në të cilin Basha figuronte si bashkautor.

Padia është dorëzuar në Prokurorinë Speciale. 

Gjini ka thënë se kanë kërkuar nga Prokuroria që të ia ndalojë Bashës që të dalë me qëndrime lidhur me këtë çështje, pasi sipas tij në këtë formë ai është duke keqpërdorur pozitën e ti. 

Basha të mërkurën ka thënë se punimi i tij, i cili siç ka thënë, ishte përfshirë si kapitull në një publikim më të gjerë, është fshirë, ashtu si edhe autorësia e tij në publikimin ku ndër të tjera thuhej se UÇK-ja ishte financuar nga trafikantët e drogës. 

Ai ka thënë se ka bërë kërkesë që punimi i tij të hiqej tërësisht nga publikimi dhe se ajo është pranuar.

Bashkautorësia e Bashës në artikullin “Globalizing the western Balkans: Transnational Crime, Fundamental Islam and Unholy Alliances” ku thuhet se UÇK-ja financohej nga krimi i organizuar ka nxitur reagime të shumta.

Artikullin i 2012-s, doli në pah pasi ai u zgjodh Kryetar i Kuvendit. 

Pas kësaj u kërkuar edhe dorëheqja e tij, por Basha mohoi se ai i shkroi pjesët e tekstit që flisnin për lidhje të UÇK-së me trafikimin e drogës.