Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, deklaroi se sot është e rëndësishme që në Shqipëri të ruhet paqja dhe stabiliteti shoqëror e shtetëror.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se stabiliteti politik e institucional në Shqipëri reflektojnë edhe në rajon.
“Prediktibiliteti i procesit duhet të jetë imperativ i të gjithëve: institucione, parti politike, shoqëri civile, qytetarë. Parashikueshmëria dhe stabiliteti politik e institucional i Shqipërisë reflektojnë pa dyshim të lartpërmendurat në rajon. Shqipëria sot mbanë përgjegjësi rajonale!”, shkroi ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Rama: Shqipëria e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës
-
Begaj: Kosova të koordinohet me partnerët për situatën në veri
-
Begaj për marrëveshjen e arritur: Garanci për paqen dhe të ardhmen e rajonit në BE
-
Begaj: Kosova është faktor paqeje dhe stabiliteti
-
Pacolli takon ambasadorët e Quintit në Kosovë