Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur sot arritjen e pajtueshmërisë së Kosovës dhe Serbisë në orët e vona të së shtunës mbi aneksin e zbatimit të planit evropian.
Ai ka potencuar se dakordësimi është garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian.
“Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët. Falënderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme”, ka shkruar Begaj në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Begaj: Marrëveshja Kosovë-Serbi me njohjen reciproke në qendër, garanci për sigurinë
-
Begaj: Kosova është faktor paqeje dhe stabiliteti
-
Begaj kërkon angazhim të forcave politike për stabilitet institucional në Kosovë
-
Begaj uron Pavarësinë: Përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë
-
Begaj: Sfidat e sigurisë kërkojnë më shumë koordinim në rajon