Presidenca e Kosovës ka njoftuar se presidentja Vjosa Osmani të shtunën i ka takuar udhëheqësit e autoriteteve të sigurisë, një ditë pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok.
Ajo ka shkruar në Facebook se i takuar ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e Forcës së Sigurisë, Bashkim Jashari, dhe drejtorin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Petrit Ajeti.
“Në këto takime u diskutua për situatën e shkaktuar nga sulmi në kanalin Ibër-Lepenc dhe masat që kanë ndërmarrë institucionet tona për ta menaxhuar situatën e krijuar. Presidentja Osmani ka shprehur vlerësim të lartë dhe mirënjohje për të gjitha institucionet e Kosovës për menaxhimin e suksesshëm të situatës së krijuar”, thuhet në njoftim të Presidencës.
-
Osmani takon komandantin e KFOR-it pas shpërthimit në Ibër-Lepenc
-
Osmani takon komandantin e NATO-s, ia përmend sulmin në Banjskë e në Ibër-Lepenc
-
Osmani ia prezanton Costës dëshmitë për lidhjet e Serbisë me sulmin në Ibër-Lepenc
-
Osmani bisedon me O’Brienin për sulmin në Ibër-Lepenc
-
Osmani takon edhe ambasadorët e QUINT-it e atë të BE-së