Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe ambasadorin e BE-së për të diskutuar zhvillimet e fundit në vend. Më herët takoi edhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani.
Osmani ka thënë se sulmi në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit ka cenuar sigurinë kombëtare të Kosovës.
“Në takim u diskutua për reagimin e institucioneve përgjegjëse karshi kësaj situate, me ç’rast si Presidentja Osmani, sikurse edhe ambasadorët kanë bërë vlerësimin më të lartë për menaxhimin dhe punën e bërë”, thuhet në komunikatën e Presidencës.
Në të njëjtën kohë, Osmani theksoi se sulmet, sikurse ky i fundit, synojnë jo vetëm destabilizimin e Kosovës, por paraqesin rrezik serioz për stabilitetin e gjithë rajonit.
Osmani i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare “që ta dënojë këtë sulm terrorist dhe të qëndrojë e bashkuar kundër çdo përpjekjeje për të minuar paqen dhe sigurinë në Kosovë”, duke theksuar se parandalimi i sulmeve të tilla në të ardhmen duhet të jetë fokusi kryesor.
Edhe
Osmani takon komandantin e KFOR-it pas shpërthimit në Ibër-Lepenc
Presidentja do t'i takojë edhe institucionet e sigurisë në vend gjatë ditës.
Osmani takon komandantin e KFOR-it pas shpërthimit në Ibër-Lepenc
Presidentja Vjosa Osmani të shtunën ka zhvilluar një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani,...-
Osmani takon komandantin e NATO-s, ia përmend sulmin në Banjskë e në Ibër-Lepenc
-
Osmani: Partneriteti nuk mund t’u jepet atyre që kryejnë agresion ndaj fqinjëve
-
Osmani me komandantin e KFOR-it bisedojnë për sigurinë dhe stabilitetin
-
Osmani ia prezanton Costës dëshmitë për lidhjet e Serbisë me sulmin në Ibër-Lepenc