Presidentja Vjosa Osmani është pritur me nderime të larta shtetërore ushtarake në Brunei Darussalam, ka njoftuar të dielën Presidenca.
Në komunikatën e lëshuar thuhet se me ftesë nga Sulltani i Bruneit, Osmani po zhvillon vizitë shtetërore në këtë vend.
“Pritja me nderimet më të larta shtetërore ushtarake në aeroportin e Brunei Darussalam, e ftuar nga Sulltani i Bruneit për vizitë shtetërore”, thuhet në njoftim.
Kjo është vizita e parë që një president i Kosovës e ka zhvilluar në këtë shtet të Azisë Juglindore.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani nderohet me urdhrin më të lartë shtetëror në Brunei, “Datin Laila Utama”
-
Presidentja anulon vizitën në Brunei pas “sulmeve terroriste në infrastrukturën jetike të Kosovës”
-
Osmani kërkon nga Arabia Saudite lehtësim të lëvizjes së lirë
-
Osmani në vizitë në Riad, pritet me nderime ushtarake
-
Osmani në Kopenhagë, përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian