Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Urdhrin e Familjes Mbretërore “Datin Laila Utama”, gjatë vizitës shtetërore në Sulltanatin e Bruneit Darussalam, ka njoftuar Presidenca të mërkurën.
Ky është nderimi më i lartë shtetëror që u jepet liderëve të huaj nga familja mbretërore e Bruneit dhe shoqërohet me titullin honorifik “Datin Laila Utama”, i cili ka peshë të veçantë në protokollin zyrtar të këtij shteti.
Gjatë ceremonisë solemne të ndarjes së titullit, Osmani theksoi se ky nder është shenjë e thellë respekti dhe miqësie mes dy popujve.
“Ky Urdhër dhe ky titull nuk janë vetëm një vlerësim për mua si Presidente, por mbi të gjitha një nder për popullin e Kosovës. Jam thellësisht mirënjohëse për mikpritjen dhe respektin e treguar nga Sulltani dhe populli i Bruneit”, deklaroi ajo.
Ky nderim, që më herët i është dhënë edhe Mbretëreshës Elizabeth II të Mbretërisë së Bashkuar, “vlerësohet si dëshmi e përkushtimit të Osmanit për forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në skenën globale”.
-
Osmani pritet me nderimet më të larta shtetërore ushtarake në Brunei
-
Osmani pritet me nderime ushtarake në Hungari: Vizitë e rëndësishme për avancim të marrëdhënieve
-
Osmani dekoron kryeministrin e Malajzisë me Urdhrin e Pavarësisë
-
Presidentja anulon vizitën në Brunei pas “sulmeve terroriste në infrastrukturën jetike të Kosovës”
-
Adresimi i Osmanit në fund të mandatit: Kosova nuk dorëzohet kurrë