Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Japonisë, Ryuta Mizuuchi, i cili ka përcjellë urimet e Perandorit Naruhito për 15-vjetorin e pavarësisë.
Në njoftimin e Zyrës së Presidencës thuhet se gjatë takimit me ambasadorin Mizuuchi, Osmani ka theksuar se Japonia është aleate dhe partnere e besueshme e Kosovës.
“Presidentja Osmani falënderoi Japoninë për mbështetjen e deritashme, duke potencuar rëndësinë e kësaj mbështetjeje përderisa Kosova vazhdon angazhimin drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Ajo vlerësoi lartë edhe kontributin e Japonisë dhe mbështetjen e ofruar Kosovës në fushën e mbrojtjes së mjedisit, shëndetësisë, mediave, si dhe mbështetjes së rinisë përmes bursave dhe programeve për shkollim e avancim”, thuhet në njoftim.
Më tej është bërë e ditur që në këtë takim është diskutuar edhe për mundësitë e shumta të intensifikimit të bashkëpunimit bilateral.
“Presidentja Osmani theksoi se ka potencial të madh për investime të mëtejshme të investitorëve japonez në fusha si teknologjitë e rinovueshme, turizmi malor, infrastrukturë, arsim, teknologji informative dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm. Osmani potencoi se Japonia ka qenë dhe mbetet një shtet mik dhe aleat strategjik i Kosovës, ndërsa me ambasadorin Mizuuchi u dakorduan për koordinim të ngushtë drejt hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit”, është thënë më tej në komunikatë.
-
Osmani në Tokio, takohet me perandorin e Japonisë
-
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori britanik, diskutojnë edhe për dialogun
-
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Shqipërisë
-
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Tajlandës
-
Osmani: Këta pesë vjet ishin rrugëtim i përbashkët për Kosovën