Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori britanik, diskutojnë edhe për dialogun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në takim, ata diskutuan për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend, si dhe për procesin e dialogut me Serbinë.

Osmani ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar është një aleate e fuqishme, e cila e ka përkrahur Kosovën në të gjitha etapat dhe në përballje me të gjitha sfidat.

“Ju shpreh mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Së fundmi, na nderoi vizita e kryeministrit Cameron në Kosovë, i cili na mbështeti dhe theksoi se forcat e Mbretërisë së Bashkuar janë këtu për ta mbrojtur Kosovën dhe sovranitetin e saj”, ka theksuar Osmani, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Osmani ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e deritashme dhe ka shtruar nevojën e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke përfshirë mbrojtjen, tregtinë, investimet, arsimin si dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.