Osmani ka pritur të hënën në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në këtë takim, sipas njoftimit të Presidencës, Osmani e ka shtruar nevojën e ngritjes së nivelit të bashkëpunimit strategjik në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si hap drejt përgatitjes së Kosovës për anëtarësim në NATO.
“Diskutimet u fokusuan në bashkëpunimin e ngushtë dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në reformat institucionale dhe promovimin e sundimit të ligjit, ndaj Presidentja Osmani falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e deritashme në fushën e mbrojtjes. Më tej, Presidentja Osmani shtroi nevojën e ngritjes së nivelit të bashkëpunimit strategjik në këtë fushë, si hap drejt përgatitjes së Kosovës për anëtarësim në NATO”, thuhet në njoftim.
Osmani po ashtu falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për programin e bursave Chevening dhe diskutoi mundësitë për zgjerimin e shkëmbimeve arsimore dhe kulturore, si dhe për forcimin e partneritetit në këto fusha.
-
Osmani falënderon Britaninë për mbështetjen në fushën e mbrojtjes
-
Osmani takon ambasadorin britanik: Gjuha kërcënuese s’ka vend në diskursin publik
-
Osmani: Do t’i thellojmë raportet me Mbretërinë e Bashkuar në çështje sigurie
-
Osmani e ambasadori britanik diskutojnë mbi bashkëpunimin mes dy vendeve
-
Osmani flet me ambasadorët e SHBA-së, Gjermanisë dhe Britanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE