Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të enjten në takime të ndara ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, atë të Gjermanisë, Jorn Rohde, si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Sipas njoftimit të lëshuar nga Presidenca, në këto takime është diskutuar lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe koordinimi për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.
Lidhur me këtë proces, Osmani gjatë ditës ka biseduar edhe me ambasadorë të shteteve tjera aleate.
Të enjten, Qeveria i ka dërguar letër presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, ku thuhet se Qeveria po përgatitë një draftstatut për Asociacionin të cilin është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.
-
Osmani me Hovenierin diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE
-
Osmani i kërkon Britanisë forcim të bashkëpunimit në siguri e mbrojtje
-
Osmani e Hovenieri diskutojnë për ndryshimet në administratën amerikane
-
Osmani dhe Hovenier flasin për përpjekjet për intensifikim të bashkëpunimit Kosovë-SHBA
-
Osmani takohet me Hovenierin, diskutojnë për çështje të sigurisë