Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë takimit lamtumirës të organizuar me bashkëpunëtorë, ambasadorë e personalitete nga fusha të ndryshme, ka bërë një përmbledhje të mandatit të saj pesëvjeçar, duke theksuar se ky rrugëtim nuk ka qenë i një personi të vetëm, por i përbashkët me të gjithë ata që kanë kontribuar për shtetin.
Osmani ka thënë se fillimi i mandatit të saj ka ardhur në rrethana sfiduese dhe se gjatë këtyre viteve nuk kanë munguar sfidat, por puna për shtetin nuk është ndalur në asnjë moment.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këto pesë vjet nuk kanë qenë historia e një njeriu të vetëm. Kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët me secilin prej jush. Fillimi i këtij mandati erdhi në rrethana sfiduese dhe rrugëtimi deri sot ka pasur po ashtu sfida. Por në asnjë moment, puna për Republikën tonë nuk është ndalur. Sepse besimi im ka qenë i qartë, një Kosova që hap dyer jashtë është gjithnjë e më e fortë brenda. Një Kosova që dëgjohet në botë, është gjithnjë më e sigurt brenda”, ka thënë ajo.
Presidentja falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët dhe qytetarët që, sipas saj, besuan në Kosovën, punuan dhe kontribuuan për të shtyrë përpara ide dhe mundësi për qytetarët, duke e mbyllur fjalimin me një falënderim për mbështetjen dhe angazhimin për Kosovën.
Osmani gjatë ditës së sotme do t’ia dorëzoi detyrën e presidentes kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Osmani ishte presidentja e gjashtë e Kosovës. Mori këtë detyrë më 4 prill 2021, pas fitores me Lëvizjen Vetëvendosje.