Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Tajlandës, Nipon Petchpornprapas, të cilit i ka uruar mirëseardhje.
Në takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, si dhe zhvillimet politike në Kosovë, rajon e më gjerë.
“Presidentja Osmani ka vlerësuar se Tajlanda është një partner i fortë bilateral dhe aleat i Kosovës dhe ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e deritashme nga shteti i tij”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Sipas Osmanit, Kosova është e interesuar për forcimin e marrëdhënieve tregtare me Tajlandën.
Osmani dhe ambasadori Petchpornprapas në takim kanë diskutuar edhe për thellimin e raporteve në sfera të ndryshme, përfshirë tregtinë, turizmin, kulturën.
-
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Bangladeshit
-
Osmani pret mbështetjen e Katarit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare
-
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri japonez
-
Osmani ka udhëtuar për vizitë në Tajlandë dhe Singapor
-
Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin gjerman Rohde