Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar të martën letrat kredenciale të ambasadorit të ri jorezident të Bangladeshit, Muhammad Zulqar Nain.
Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se gjatë takimit, Osmani i ka përmendur atij mbështetjen e vazhdueshme që Bangladeshi i ka dhënë Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Gjithashtu është diskutuar edhe për takimin e Osmanit me kryeministrin e Bangladeshit gjatë Javës së Nivelit të Lartë të KB-së në Neë York, Muhammad Yunus, ku u ritheksua përkushtimi i përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, në frymën e miqësisë, bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet dy popujve”, thuhet në njoftim.
Ndërsa ambasadori Nain thuhet se ka shprehur vullnetin e Bangladeshit për të forcuar marrëdhëniet diplomatike dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi midis vendeve.
-
Bangladeshi i kërkon Kosovës t’i rekrutojë punëtorë e t’i importojë veshmbathje dhe barna
-
Osmani e presidenti kolumbian diskutojnë për “fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”
-
Osmani takon ambasadorin britanik: Gjuha kërcënuese s’ka vend në diskursin publik
-
Osmani takon kryeministrin e shtetit për të cilin Vuçiqi thoshte se e ka çnjohur Kosovën
-
Osmani flet me Prattipatin për zgjedhjet e standardet e larta demokratike