Presidentja, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Tokio, është pritur në takim nga perandori i Japonisë.
Sipas një njoftimi të Zyrës së Presidencës gjatë takimit Osmani ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e Japonisë përgjatë viteve.
“Gjatë takimit, Presidentja Osmani theksoi se miqësia e thellë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë janë ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta, respektin dhe besimin e ndërsjellë ... Presidentja Osmani e falënderoi Perandorin për mikpritjen dhe i uroi popullit japonez mirëqenie, shëndet dhe përparim të mëtejshëm”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani në Japoni: Mbështetja juaj nuk do të harrohet kurrë
-
Osmani takohet me Pratipattin, diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend
-
Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë
-
Osmani kërkon nga Arabia Saudite lehtësim të lëvizjes së lirë
-
Osmani në vizitë në Riad, pritet me nderime ushtarake