Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Shqipërisë

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar të enjten letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Shqipërisë, Petrit Malaj.

Në njoftimin e Zyrës së Presidentes thuhet se Osmani e uroi Malajn për detyrën e re duke thënë se shpreson se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy shteteve simotra.

Sipas Presidentes Osmani, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos në unifikimin e politikës së jashtme mbetet prioritet.

“Fuqizimi i vazhdueshëm i koordinimit diplomatik është interes jo vetëm i shteteve tona, por edhe i rajonit në tërësi”, ka theksuar ajo.

Osmani ka thënë se Kosova pret që Shqipëria të jetë zë i saj në mekanizmat dhe organizatat ndërkombëtare në të cilat aktualisht Kosova nuk ka përfaqësim.

Image
Image
Image