Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e Paqes për Ukrainën

Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar në Zvicër ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Paqes për Ukrainën.

Siç ka bërë të ditur zyra e Presidencës, Osmani është ftuar në samit nga presidentja e Konfederatës Zvicerane, Viola Amherd.

Samiti do të mbahet në fundjavën e 15 dhe 16 qershorit.

Në të pritet të jenë të pranishëm edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e liderë të shumë shteteve.

Samiti i nivelit të lartë, i cili do t'i mbledhë liderët botëror për të diskutuar rëndësinë dhe mënyrat e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën, do të përqendrohet edhe në rëndësinë kritike të arritjes së paqes në Ukrainë, bëhet e ditur në komunikatë.

Aty thuhet se Osmani do ta riafirmojë përkushtimin e Kosovës për ta vazhduar mbështetjen për Ukrainën deri në fitore, si dhe se do të flasë për rëndësinë e mbështetjes gjithëpërfshirëse globale për t’u arritur paqe afatgjate dhe e qëndrueshme.

Edhe Osmani nis takimet me liderë në kuadër të Samitit për Ukrainën Arbëri Osmani nis takimet me liderë në kuadër të Samitit për Ukrainën

Në këtë vizitë, Presidenca ka paralajmëruar edhe takime të Osmanit me liderë të tjerë.