Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin për Ukrainën në Tiranë.
“Presidentja do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin e Ukrainës”, i ka thënë shkurtimisht KOHËS këshilltarja e presidentes Osmani, Egnesa Vitia.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të mbërrijë të martën në Tiranë ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama.
Ngjarjet në Ukrainë dhe elementët e sigurisë do të përcaktojnë edhe agjendën e Zelenskyt në Tiranë, ku ajo që dihet është pjesëmarrja në Samitin e 28 shkurtit.
Në samit do të jenë edhe zyrtarët më të lartë të Brukselit, liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës Juglindore.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e Paqes për Ukrainën
-
Kosova përfaqësohet nga presidentja Osmani në Samitin e Tiranës
-
Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në samitin BE-Ballkani Perëndimor
-
Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e Dubrovnikut
-
Osmani pjesë e Samitit për Ukrainën, takon Bidenin e liderët e tjerë botërorë