Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore që po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë.
Sipas njoftimit të Presidencës të mërkurën, Osmani ka udhëtuar në Dubrovnik me ftesë të kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Në këtë samit, sipas njoftimit, Osmani do të pritet nga kryeministri kroat Plenkoviq dhe oresidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa do t’u bashkohet liderëve të tjerë nga Evropa Juglindore në seancën plenare.
“Gjatë këtij samiti, pritet të riafirmohet mbështetja e palëkundur për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, rëndësia e sanksioneve kundër Rusisë, bashkëpunimi me BE-në dhe mbështetja e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën. Përveç pjesëmarrjes në seancën plenare ku Presidentja do të mbajë një fjalim, ajo do të zhvillojë takime edhe me homologët e saj”, thuhet në njoftim.
-
Osmani në Kopenhagë, përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor sot në Tivat, Kosova kërkon trajtim të drejtë në procesin e zgjerimit
-
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
-
Osmani: Ka elemente pozitive për heqjen e plotë të masave të BE-së
-
Osmani udhëton në Slloveni, merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s