Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në samitin Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Bruksel më 18 dhjetor, raporton Radiotelevizioni Publik.
Gjatë këtij samiti është paraparë që të ketë takime lidhur me bashkëpunimin politik dhe ekonomik mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Gjithashtu do të diskutohet edhe për implementimin e planit të rritjes dhe integrimin gradual të dy rajoneve.
Samiti është paraparë të nisë në orën 17:30 pasdite, ndërsa pas një konference për media në orën 19:30, do të ketë edhe një darkë pune të liderëve, që pritet të nisë në orën 20:30.
Artikuj të ngjashëm
-
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
-
Osmani: Ka elemente pozitive për heqjen e plotë të masave të BE-së
-
Kosova do ta kërkojë heqjen e plotë të masave në Samitin e liderëve BE-Ballkani Perëndimor
-
Kosova përfaqësohet nga presidentja Osmani në Samitin e Tiranës
-
Kosova ka paraqitur rezerva për Deklaratën BE-Ballkani Perëndimor pasi s’dënohen aktet terroriste