Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në adresimin e saj vjetor para FSK-së, në Istog, ka paralajmëruar Serbinë, duke i thënë se nuk ka asgjë që e mund vullnetin e një populli për të jetuar i lirë dhe i pavarur.
“Për të gjithë ata që duan të sfidojnë paqen e lirinë tonë, t’ua kujtojmë edhe njëherë nga këtu ku jeni rreshtuar në mbrojtje të flamurit dhe vendit tonë, se nuk ka asgjë që arrin ta mundë vullnetin e një populli për të jetuar i lirë dhe i pavarur. E kemi dëshmuar në vitet 90-ta, kur ushtria jonë çlirimtare, edhe pse e pakët në numër në krahasim me ushtrinë gjenocidale e policinë serbe, kishte vullnetin e shpirtin luftarak shumëfishtë më të madh, sepse ishte në mbrojtje të atdheut. Pikërisht ky shpirt luftarak në mbrojtje të shtëpisë sonë të përbashkët, Kosovës, rezultoi me lirinë që e gëzojmë sot e të cilën do ta mbrojmë me çdo kusht e çdo moment”, ka thënë Osmani, duke iu adresuar ushtarëve të FSK-së në Komandën e Forcave Tokësore në Istog.
Osmani ka thënë se synimi i Kosovës është futja në NATO dhe se institucionet po vazhdojnë të rrisin buxhetin për ushtrinë. Osmani ka thënë se anëtarësimi në NATO është vizioni strategjik dhe destinacion i Kosovës.
Ajo ka thënë se në këtë vit është dëshmuar se forcimi i kapaciteteve mbrojtëse është domosdoshmëri.
Ndërsa ajo ka falënderuar aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA-në për investime.
Edhe
Osmani: FSK-ja e gatshme ta mbrojë territorin e Kosovës në çdo pëllëmbë
“Përkrah falënderimit të secilit prej jush, duke filluar nga komandanti Jashari, një falënderim po aq i madh shkon te aleatët tanë, në krye me SHBA-në, që po na ndihmojnë të vazhdojmë e trajnojmë dhe përgatisim ushtrinë tonë në ngritjen e kapaciteteve të saja”, ka thënë Osmani.
-
Osmani për “Al Jazeeran”: Asgjë s’do ta ndalë Kosovën në synimet për t’iu bashkuar NATO-s
-
Adresimi i Osmanit në fund të mandatit: Kosova nuk dorëzohet kurrë
-
Osmani flet për mbështetje nga administrata Trump 2: Kjo duhej t’i pengonte vetëm Serbisë
-
Osmani: Me ndihmën e aleatëve, në pranverë parandaluam tendencat e destabilizimit nga Serbia