Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se paqja e qëndrueshme mundësohet vetëm kur ka drejtësi për viktimat.
Ajo ka kujtuar gjenocidin e kryer në Srebrenicë 29 vjet më parë duke thënë se Srebrenica nuk është vetëm një vend në hartë, “por një simbol i nevojës së vazhdueshme për drejtësi, rëndësisë së të vërtetës dhe fuqisë së kujtimit”.
“Tmerret e atij kapitulli të errët, kur mbi 8 mijë djem e burra boshnjakë u vranë brutalisht nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit, janë kujtesë e mizorisë njerëzore. Sot, në Ditën Memoriale në shenjë të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, nderojmë kujtimin e jetëve të pafajshme të humbura dhe ripërsërisim se paqja e qëndrueshme është e mundur vetëm atëherë kur ka drejtësi për viktimat”, ka shkruar Osmani në Facebook.
-
“Pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi e as paqe”, Kosova përkujton viktimat e Srebrenicës
-
Osmani ua ndan Medaljen Presidenciale nënave të Srebrenices
-
Në Kosovë mirëpritet rezoluta e OKB-së për Srebrenicën
-
“Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin për fjalimin në KS të OKB: Do të mbahet mend
-
Osmani: Dënojmë përpjekjet për mohim të gjenocidit në Srebrenicë, po rriten tendencat për destabilizim