Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani: Nuk jam i sigurt që kemi kapacitete të mjaftueshme për të audituar autostradat

Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm, në “Puls të KTV-së ka numëruar defektet kryesore në institucionet e vendit të cilat e pengojnë qeverisjen e mirë.

Ka thënë se prokurimi publik, pra planifikimi dhe ekzekutimi i prokurimit publik është njëri ndër problemet kryesore. Fusha e dytë ka të bëjë me pasuritë jofinanciare ndërsa problem tjetër janë edhe arkëtimet dhe borxhet që kanë sektori privat karshi institucioneve publike e deri te keqklasifikimet buxhetore.

“Unë ju them me përgjegjësi të plotë se ende nuk ndihemi të sigurt që kemi kapacitete të mjaftueshme për të audituar projekte komplekse siç janë kontratat e autostradave, por kam themeluar një departament të veçantë vetëm për projekte”, ka thënë Osmani.

Osmani ka pranuar se kanë problem me evidencën e pronës publike në nivelin qendror dhe nivelin lokal.

“Në raportet tona në nivel komunal mosregjistrimi i pasurisë arrin deri në 30 milionë euro, kurse në nivelin qendror edhe më shumë, pra prona nuk është e regjistruar”, ka thënë Osmani.

Edhe Prokurimi publik ende mbetet mangësi kryesore e komunave Arbëri Prokurimi publik ende mbetet mangësi kryesore e komunave

Auditori i Përgjithshëm ka thënë se kanë vërejtur që qytetarëve u është rritur vlera e tatimit më shumë se që është dashur të paguhet.

“Në mungesë të profesionalizmit ose mosdijes ndodhë kjo por nga raportet tona që i kemi publikuar këto para u janë kthyer qytetarëve”.


Osmani: Nuk jam i sigurt që kemi kapacitete të... by kohanet
Osmani: Nuk jam i sigurt që kemi kapacitete të... by kohanet
Osmani: Nuk jam i sigurt që kemi kapacitete të... by kohanet