Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Auditori i Përgjithshëm paguan qira 162 mijë euro në vit – Osmani: S’e kemi obligim sigurimin e objektit

(Ekonomia Online) - Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka shqyrtuar raportin vjetor financiar të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Përgjithshëm Administrativ në këtë institucion, Imri Semetishti tha se ndarja buxhetore për vitin 2020 nuk ka qenë e mjaftueshme.

“Viti 2020 karakterizohet me pandeminë dhe ka ndikuar në aktivitetet e punës. Në kuadër të strukturës së buxhetit ndarja buxhetore shkon për paga dhe mëditje. Ndarja buxhetore nuk ishte e mjaftueshme dhe qeveria në fund të vitit ka kompensuar me një shumë mbi 180 mijë euro për nevojat për pagesat e pagave”.

Kryesuesi i Komisionit Armend Muja, tha se shuma e qerasë prej 162 mijë euro në vit është e madhe.

“Sa i përket qerasë 162 mijë euro është, shumë po më doket? Auditori në objekt me qira më duke një veprim i pazakontë. Prej shumicës së institucioneve presim që me qen engjëj por prej juve presim me qenë shenjtor sepse i gjykoni të tjerët”.

Edhe Afro 12.8 milionë u shpenzuan më 2024 për qira të institucioneve publike Arbëri Afro 12.8 milionë u shpenzuan më 2024 për qira të institucioneve publike

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani tha se nuk është në mandatin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për të vendosur që të transferohet në objekt në pronësi të shtetit.

“Është jashtë mandatit që të ketë mundësi të vendoset në objektet e shtetit, ne për të gjitha qeveritë kemi bërë kërkesa, vërtet që nga viti 2003, aktivitetin e ushtrojmë në objekte me qira dhe ajo çka kemi pas mundësi me bë i kemi ulë kosto. Ne nuk kemi ndonjë auditim se sa është vlera e institucioneve publike që përdorim qira”