Deri në këtë periudhë procesi i auditimit për vitin 2020 ka përfunduar për gjithsej 46 institucione kurse 78 të tjera janë thuajse në fazën finale, kështu ka bërë të ditur Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani.
Osmani ka njoftuar në një intervistë për Ekonomia Online se nga të gjeturat e tyre kanë kuptuar se organizatat buxhetore vazhdojnë të kenë karakteristikë keq-klasifikimin në planifikim e shpenzim të buxhetit.
Po ashtu ai ka thënë se për shkak të ndikimit të pandemisë këtë vit është më e theksuar vonesa në realizimin e projekteve.
“Janë disa karakteristika që janë pak më të veçanta në këtë vit auditues së paku deri në punën e deritanishme. Shumica e organizatave buxhetore vazhdojnë të kenë vështirësi të theksuara me regjistrimin, mirëmbajtjen dhe azhurnimin e pasurisë që kanë dispozicion. Kanë mjaft telashe me mirëmbajtjen e shënimeve për llogari të arkëtueshme, në shumicën e rasteve po gjejmë nënvlerësime apo mbivlerësime. Vazhdon të jetë karakteristike keqklasifikimi qoftë në planifikim të buxhetit, qoftë në shpenzim të buxhetit dhe ajo që është po ashtu e rëndësishme është sa i përket projekteve për shkak të ndikimit të pandemisë është pak më e theksuar vonesa në realizimin e këtyre projekteve dhe ka rënë niveli i sistemit të kontrollit për menaxhimin e kualiteteve të këtyre raporteve të cilat janë zbatuar apo janë në zbatim”, është shprehur ai.
Tutje Osmani ka njoftuar se ka raste të trajtuara nga zyra ligjore e tyre në të cilat janë evidentuar veprime që nuk kanë qenë në pajtim me normat ekzistuese në fuqi nga menaxherët, drejtuesit e organizatave dhe personat tjerë përgjegjës.
“Rastet të cilat potencialisht mund të jenë vepra penale që trajtohen në departamentin tonë ligjor dhe njësinë përkatëse anti-korrupsion janë informacione që ndahen me institucionet relevante në sektorin e drejtësisë dhe pastaj ata të bëjnë vlerësime. Ajo çka është evidente në raportet tona sepse për herë të parë ne këtë vit po japin konkluzion mbi pajtueshmërinë e veprimeve që do të thotë nëse menaxherët, drejtuesit e organizatave personat përgjegjës kanë marr veprime në pajtim me rregulloret dhe kornizën ligjore. Në shumicën e rasteve në raportet e publikuara deri më tani ne kemi një varg çështjesh të evidentuara dhe të raportuara kur këto veprime nuk kanë qenë në pajtim me normat ekzistuese në fuqi”.
Edhe
ZKA: Cilësia e raportimit financiar në institucionet publike duhet të përmirësohet
Auditori ka këshilluar institucionet që të marrin masa korrigjuese për shkeljet administrative me qëllim përmirësimin dhe mospërseritjen e gabimeve në të ardhmen.
Për fund Osmani ka thënë se procesi i auditimit të institucioneve për vitin 2020 pritet të përfundojë më 31 gusht.
“Më datë 31 gusht do të përfundojë i gjithë cikli vjetor i auditimeve mandatore të obligueshme dhe Kuvendi do të ketë në dispozicion raportin përmbledhës përfundimtar për pasqyrat e konsoliduar. Ne besojmë që ky afat përkundër sfidave që kemi për shkak të ndikimit të pandemisë dhe ndryshimeve të shpeshta në Qeveri, ndarja e bashkimi i ministrive gjë që na ka sjellë vështirësi në procesin auditues”, ka përfunduar ai për EO.
-
Osmani: Gjatë auditimit janë hasur 55 raste që dyshohet se kanë natyrë penale
-
Auditori i Përgjithshëm: Rreth një e treta e rekomandimeve kanë mbetur pa u adresuar
-
Buxhetit të shtetit iu morën 45 milionë euro nëpërmjet vendimeve gjyqësore
-
Auditimi evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike