Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani nga Luksemburgu kërkon mbështetje për integrimin euroatlantik të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Dukatës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Osmani në takim me Dietzin ka kërkuar mbështetjen e Luksemburgut në liberalizim të vizave për Kosovën e po ashtu për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

"Presidentja Osmani e ka falënderuar ambasadorin Dietz për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës përmes projekteve zhvillimore, sidomos në fushën e shëndetësisë, dhe shprehu gatishmërinë që të thellohet bashkëpunimi edhe nëpër fusha tjera. Presidentja Osmani ka kërkuar që mbështetja e Luksemburgut të vazhdojë edhe për integrimin euroatlantik të vendit tonë, nevojën për të vendosur përfundimisht për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Presidencës.