Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur të martën në takim të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz.
Zyra e Presidencës ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin midis Kosovës dhe Francës e edhe për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike.
Më tej thuhet se është diskutuar edhe për zhvillimet në fushën e sigurisë, për çka Osmani ka shprehur përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm me Francën.
“Presidentja Osmani dhe z. Troccaz biseduan edhe për përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në institucionet euroatlantike, ku theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Francës”, thuhet më tej në njoftim.
-
Osmani dhe Guerot flasin për rëndësinë e funksionalizimit të institucioneve
-
Osmani takon ambasadorin francez, flasin për bllokadën në Kuvend
-
Osmani e ambasadori francez flasin për konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve
-
Osmani në Francë: Kosova e përkushtuar për fuqizim të pozitës ndërkombëtare
-
Osmani në Francë për samitin e krerëve të Organizatës së Frankofonisë