Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të martën me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog dhe me disa ambasadorë tjerë të shteteve evropiane.
Siç ka njoftuar Presidenca në takim ndër të tjera është diskutuar edhe për masat e BE-së ndaj Kosovës.
“Presidentja Osmani theksoi se Kosova vazhdon të jetë plotësisht e linjëzuar me politikat e BE-së në fushën e sigurisë dhe politikës së jashtme, përfshirë miratimin e sanksioneve ndaj Rusisë si dhe shteteve apo grupeve të tjera të cilat rrezikojnë sigurinë dhe paqen globale. Tutje, Presidentja Osmani diskutoi edhe për nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës, të cilat më së shumti po godasin mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, pa dallim, duke potencuar se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kushtet. Në takim ambasadorët prezent e njoftuan Presidenten edhe për përgatitjet që po bëhen për Samitin e Paqes për Ukrainën që do të mbahet në Zvicër”, ka njoftuar Presidenca.
-
Osmani takon ambasadorët e shteteve të BE-së: Urgjente heqja e masave të padrejta ndaj Kosovës
-
Osmani në takim me ambasadorët evropianë kërkon heqjen e menjëhershme të masave
-
Osmani: Kosova vazhdon përkushtimin për rrugën drejt BE-së
-
Osmani: Ka elemente pozitive për heqjen e plotë të masave të BE-së
-
Osmani i kërkon Kallasit heqjen e plotë të masave: Kosova ka përmbushur kushtet