Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se ekziston nevoja për dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), si hap i rëndësishëm në fuqizimin e partneritetit.
Gjatë takimit me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, Osmani ka përmendur rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës më NATO, “duke potencuar se një Kosovë e integruar në Aleancën Veri-Atlantike forcon sigurinë e vendit”.
Në takim me Kasanofin, Presidenca bëri të ditur se Osmani ka diskutuar edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit më fusha të ndryshme.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof. Në takim u diskutua për forcimin e mëtejshëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për t`i përmbushur synimet e përbashkëta strategjike. Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj të thellë për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Kosovës, duke shtruar nevojën e dialogut strategjik me SHBA-në, si një hap i rëndësishëm në fuqizimin e partneritetit, kërkesë kjo që ka vite që është përcjellë nga Presidentja Osmani”, thuhet në njoftim.
-
Osmani në takim me Prattipatin: Theksova rëndësinë e pranisë së KFOR-it në Kosovë
-
Osmani takon Rubion, ia thekson rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO
-
Osmani: Do të angazhohem me administratën Trump për ta ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë
-
Osmani shpreh keqardhje për pezullimin e dialogut strategjik nga SHBA-ja
-
Presidentja paralajmëron kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik me SHBA-në