Kanë nisur ngushëllimet nga politikanë e liderë kosovarë për vdekjen e Albert Rohan.
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, duke ndarë dhembje për humbjen e tij, ka kujtuar se Rohan ishte kundër ndryshimit të kufijve.
Lexo edhe: Ka ndërruar jetë ish-negociatori për statusin e Kosovës, Albert Rohan
“Paska ndërruar jetë diplomati austriak, Albert Rohan, një ndër mbështetësit më të mëdhenj të rrugës sonë drejt pavarësisë. Në një ndër intervistat e tij të fundit, ai thotë se idetë për ndryshim të kufijve i ngjajnë logjikës fisnore mesjetare dhe poashtu kritikon marrëveshjen e vitit 2013 të nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, e cila sipas Rohan bie në kundërshtim me Pakon e Ahtisaarit dhe krijon hapësirë për një Republika Srbska brenda Kosovës”, ka shkruar ajo.