Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova mori pjesë në ceremoninë mortore të Rohanit

Në ceremoninë mortore të Albert Rohanit në Austri që u mbajt mbrëmë në Vjenë ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi nga Kosova, zëvendëskryeministri i saj Enver Hoxhaj.

Ai ka mbajtur edhe fjalim për nder të kujtimit të tij.

Duke folur për bashkëpunimin me Rohanin, Hoxhaj ka thënë se vdekja e tij e ka pikëlluar thellë dhe familjen e tij, por edhe popullin e Kosovës. Tha se ndihet i nderuar që para se të vdiste Rohani kishte kërkuar që Hoxhaj ta mbajë fjalimin mortor, thotë kumtesa nga kabineti i Hoxhajt, transmeton Koha.net.

“Më lejoni qysh në fillim, në emër të vendit tim, Kosovës, të shpreh ngushëllimet me rastin e vdekjes të Albert Rohanit. Edhe pse sot është një rast zie, e ndiej vetën shumë të nderuar që amaneti i Albertit para vdekjes ishte që unë të mbaj fjalimin mortor”, thotë ky njoftim.

Hoxhaj foli për momente të rëndësishme dhe vendime që Rohani kishte ndërmarrë për ta ndihmuar Kosovën.

Në fund Hoxhaj tha se Rohani i mundësoi një vendi – Kosovës- ta realizojë udhëtimin dhe ta arrijë cakun - pavarësinë.

Artikuj të ngjashëm