Krerët e institucioneve e politikanë të Kosovës kanë shprehur keqardhje për vrasjen e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, të premten.
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se vdekja e tij ishte tragjike.
“Ai ishte një lider i shquar i cili luaji rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve me Kosovës dhe Japonisë dhe do të kujtohet si një aleat i popullit të Kosovës”, shkroi ajo në Tëitter.
Kryeministri Albin Kurti u shpreh i shokuar me lajmin për vrasjen e Abes.
“Kryeministri Abe ishte lider i shquar i Japonisë dhe mik i mrekullueshëm i Kosovës”, shkroi ai.
Edhe
Kurti niset drejt Japonisë për varrimin e ish-kryeministri Abe
Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar se Abe ishte mik i Kosovës duke shprehur mirënjohje për mbështetjen ndaj Kosovës.
“Qeverisja e tij ka qenë e jashtëzakonshme, e pranuar ndërkombëtarisht, si për Japoninë ashtu edhe në aspektin global. Kosova i është mirënjohëse përherë atij dhe Japonisë për mbështetjen në fazat më të rëndësishme të konsolidimit të shtetësisë në arenën ndërkombëtare, për mbështetjen në rindërtimin e Kosovës pas luftës dhe në financimin e shumë projekteve zhvillimore, si në nivel qendror ashtu edhe në nivel lokal”, shkroi Hoti.
Ambasada japoneze: Ngushëllimet që i morëm sot, dëshmi e marrëdhënieve të forta Kosovë-Japoni
Ambasada e Japonisë në Kosovë ka deklaruar se ngushëllimet që ka marrë të premten për vrasjen e ish-kryeministrit të këtij vendi, Shinzo Abe, janë dëshmi e marrëdhënieve të forta miqësore midis Japonisë dhe Kosovës.
Edhe
Liderët përkujtojnë Ahtissarin
Në njoftimin e kësaj ambasade thuhet se për këto marrëdhënie të forta ka dhënë kontribut të madh vetë Abe.
“Kryeministri i asaj kohe, Abe, nisi Iniciativën e Bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor për të promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon. Ngushëllimet që kemi marrë sot janë dëshmi e marrëdhënieve tona të forta miqësore ndërmjet Japonisë dhe Kosovës, të cilat zoti Abe dha një kontribut të madh. Faleminderit për të gjitha mesazhet dhe mbështetjen tuaj të ngrohtë”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade.