Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të hënën drejt Japonisë, për të marrë pjesë në varrimin e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.
Me Kurtin ka shkuar edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, derisa sipas Zyrës së kryeministrit, do të zhvillojnë edhe takime zyrtare.
Ish-kryeministri japonez u vra më 8 korrik 2022 nga një person që më pas pranoi fajësinë. Abe u qëllua me armë zjarri gjatë një tubimi elektoral pak ditë para zgjedhjeve. Sulmuesi, një 41-vjeçar, ka deklaruar se veprën e kreu me vetëdije të plotë pasi tha se kishte "urrejtje ndaj një grupi të caktuar".
Liderët botërorë dhe ato vendorë e dënuan ngjarjen, derisa Shinzo Abe u konsiderua si mik i shqiptarëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti e fton kryeministrin japonez Kishida për vizitë në Kosovë
-
Kurti takohet e kryekuvendarin e Japonisë, kërkon më tepër investime japoneze në Kosovë
-
Shinzo Abe kujtohet si mik i Kosovës
-
Burgim i përjetshëm për vrasësin e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe
-
Kurti në Davos për Forumin Ekonomik Botëror