Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kreun e Kuvendit të Japonisë, Hiroyuki Hosoda.
Kurti gjendet në Japoni për funeralin e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Kurti, i shoqëruar nga ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ambasadori i Kosovës, Sabri Kiçmari, ka kërkuar në takim investime më të mëdha japoneze në Kosovë.
“Prezantuam të arriturat e Kosovës, e falënderuam për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë dhe shprehëm interesimin për investime japoneze në Kosovë. Me Japoninë ndajmë pikëpamje të njëjta sa i përket rrethanave gjeopolitike në botë dhe vlerave demokratike e humane andaj duhet ta shtojmë bashkëpunimin”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti e fton kryeministrin japonez Kishida për vizitë në Kosovë
-
Kurti niset drejt Japonisë për varrimin e ish-kryeministri Abe
-
Kurti dëshiron prezencë më të madhe të investitorëve japonezë në Kosovë
-
Kurti takon Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundit dhe aktualitetin politik
-
Kurti udhëton në SHBA, pritet të zhvillojë takime me liderë botërorë